Meta: Synimi ynë është që studentët shqiptarë të arsimohen në SHBA

schedule11:21 - 15 Tetor, 2020

schedule 11:21 - 15 Tetor, 2020

Presidenti Meta këtë të enjte ka pritur në presidencë në takim ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Maria Royce.

Kreu i shtetit në këtë takim ka vlerësuar rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij. Shqipëria mirëpret, vijimin e angazhimit të përbashkët në drejtime të tilla, si shkëmbime të studentëve, akademikëve apo studiuesve të të dy vendeve.

Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!