Meta: SPAK të nisë hetimet për dhunën ndaj aktivistes së PD-së në Divjakë

schedule13:46 - 24 Prill, 2021

schedule 13:46 - 24 Prill, 2021

Pas denoncimit të aktivistes së Partisë Demokratike, Elsa Bita nga Divjaka i cila tha se është dhunuar nga shefi i komisariatit Altin Shehu, një reagim ka ardhur edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Presidenti ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” videon ku e dhunuara gjendet në ambientet e spitalit, ndërsa tregon se kjo ngjarje ka ndodhur pasi po filmonte një takim elektoral të Partisë Socialiste që po zhvillohej në Divjakë.

Lexo edhe: Denoncimi i qytetares: Më dhunoi shefi i Komisariatit të Divjakës se po filmoja aktivitetin e PS

Ndërsa i bën thirrje SPAK që të nisë menjëherë hetimet, Meta dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se autorët duhet të arrestohen urgjentisht nga Policia e Shtetit .

Lexo edhe: Denoncimi për dhunë i aktivistes së PD, SHÇBA nis hetimet për shefin e Komisariat të Divjakës

Statusi:

I bëj thirrje Prokurorisë dhe SPAK të hetojë urgjentisht dhunën kriminale të ushtruar sot ndaj zonjës, Elsa Bita në Divjakë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës, cilëtdo qofshin ata.

Çdo mosveprim, ju ngarkon me përgjegjësi të plotë për çdo akt dhune në vijim.

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë të një vendi që e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian

/abcnews.al/