Meta ‘single’, në qeli dhe “jashtë”/ Divorc zyrtar në ditën e parë të fushatës

schedule11:24 - 11 Prill, 2025

schedule 11:24 - 11 Prill, 2025

Nga ky 11 Prilli, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës vendosi ndarjen e Metës dhe Kryemadhit, pikërisht në diten e celjes zyrtare të fushatës.

Vetë  Ilir Meta shkoi nga qelia e paraburgimit në gjykatë i shoqëruar nga policia, por kjo nuk ndryshoi mendimin e Kryemadhit, e cila as në këtë seancë që ishte parashikuar për pajtim nuk u paraqit, duke bërë që Gjykata të kalojë në seancë për dhënie vendimi.

Nndryshe nga sa ndodh në raste të tjera divorci, ku çifteve u duhen në shumë raste edhe disa vite për tu ndarë,  Gjykata për Metën dhe Kryemadhin, vendosi të ndarjne e menjehershme të ciftit.

Për avokatin Gentian Serjani i cili përfaqëson disa procese divorci në Gjykatën e Tiranës, shpejtësia me të cilën kanë veprua togat e zeza, është ndikuar edhe nga ajo se çfarë përfaqësojnë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

“Sigurisht që ka ndikuar, presioni I opinionit publik, ajo se cfarë përfaqëson Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në raste që unë përfaësoj janë dashur shumë muaj që të caktohen datat paraprake. Dhe kanë zgjatu edhe me vite.”

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë kështu totalisht dy persona me vete. pas divorcit politik, gjykata e Tiranës vendosi të premten dhe divorcin e tyre civil.

Ngjarja që zuri faqet e gazetave dhe kronikave nisi në muajin tetor. Por edhe në këtë histori divorci, të kesh mbiemrin Meta apo Kryemadhi, ndihmon.

Çifteve të tjera u duhen vite për të nisur seancën e parë. Ilir Metës ju deshën vetëm dhjetë muaj. Një divorc në ditën e parë të fushatës. dhe një datë, ajo e 11 prillit që do mbahet mend sot e tutje, jo vetëm si dita e vdekjes së Enver Hoxhës, por dhe e vdekjes së martesës së çiftit me politik në historinë e tranzicionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!