Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Meta shpreh mbështetje pa kushte për Berishën: Partia e Lirisë nuk do të sfidojë asnjë kandidat të PD

schedule11:29 - 21 Tetor, 2022

schedule 11:29 - 21 Tetor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quajti të përfunduar marrëveshjen me Partinë Demokratike për zgjedhjet lokale.

Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë do të mbështesë çdo kandidat të PD, ndërsa vetë do fokusohet te këshillat bashkiakë.



“Për mua marrëveshja është e përfunduar. Ne do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë Partia Demokratike, e vërteta. Për mënyrën si do të përzgjidhet kandidati përgjegjësia i takon PD-së dhe Sali Berishës. Ne do synojmë maksimumin në këshillat bashkiakë. Nuk do ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidatët e Partisë Demokratike”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!