Meta shkatërron rrjetin e mijëra llogarive të rreme në Kinë

schedule09:56 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 1 Dhjetor, 2023

Kompania Meta që ka në pronësi Facebook tha se ka shkatërruar një rrjet me mijëra llogari të rreme me bazë në Kinë. Përdoruesit u hoqën si amerikanë dhe kërkuan të përhapnin përmbajtje polarizuese rreth politikës amerikane dhe marrëdhënieve SHBA-Kinë.

Ndër temat për të cilat rrjeti postoi ishin aborti, çështjet kulturore dhe ndihmat për Ukrainën. Meta nuk specifikoi nëse llogaritë kishte lidhje me zyrtarët e Pekinit por tha se kishte parë një rritje të llogarive të rreme me bazë në Kinë përpara zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA.

Kina tani është burimi i tretë më i madh I rrjeteve të tilla, tha kompania, pas Rusisë dhe Iranit. Rrjeti me bazë në Kinë përfshinte më shumë se 4700 llogari dhe përdorte fotografi dhe emra nga përdorues të tjerë në mbarë botën.

Në disa raste llogaritë postuan citime ose fjalime nga politikanë amerikanë, si republikanë ashtu edhe demokratë, duke përfshirë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, Guvernatorin e Miçiganit Gretchen Whitmer, Guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, përfaqësuesit Matt Gaetz dhe Jim Jordan, dhe të tjerë.

Kompania tha se zbuloi gjithashtu dy rrjete më të vogla, një me bazë në Kinë dhe me fokus në Indi dhe Tibet, dhe një me bazë në Rusi, i cili postoi kryesisht në anglisht në lidhje me pushtimin e Ukrainës dhe promovoi kanale si Telegram.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!