Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas shërimit të mjekëve Skënder Brataj dhe Andi Koraqi nga COVID 19.
Presidenti shprehet se ky është një lajm i mirë ashtu siç është shërimi i çdo mjeku apo infermieri tjetër nga kjo pandemi e rrezikshme.
Meta duke ndarë postimin e ministres Manastirliu thotë se nga duhen forcuar masat mbrojtëse ndaj stafit mjekësor, duke iu lehtësuar edhe punën.
Statusi i Plotë
Shërimi i Dr.Skënder Brataj dhe Dr.Andi Koraqi nga #COVID19 është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë, sikundër është edhe shërimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët e kanë fituar betejën me këtë pandemi të rrezikshme!
Duke i falenduar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor, që me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm po sakrifikojnë si askush tjetër për shëndetin e çdo qytetari në vijën e parë të frontit, ritheksoj rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse ndaj tyre dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit tonë për t’ua lehtësuar punën sa të mundemi.#MjekëtJanëHeronj