Meta: S’do të trajtoj më falje, asnjë person të dënuar për dhunë në familje

schedule15:21 - 1 Shkurt, 2018

schedule 15:21 - 1 Shkurt, 2018

President i Republikës Ilir Meta thotë se gjatë mandatit të tij nuk do të trajtojë më falje të dënimit, asnjë person i cili është dënuar për dhunë në familje. Njëkohësisht kreu i Shtetit shprehet se do kundërshtojë çdo amnisti të veprave penale të dhunës në familje apo të lidhura me to. Presidenti mori pjesë në koncertin e bamirësisë “Ende ka jetë” ku solli në vëmendje rastet e fundit tragjike të Ariela Muratit dhe Fildez Hafizit. Meta apeloi për një bashkëveprim të ri e të fuqishëm të institucioneve për të rritur fuqinë denoncuese ndaj çdo rasti dhune dhe ndëshkimin maksimal të këtyre krimeve./abcnews.al