Meta reagon për protestën, dënon dhunën dhe bën thirrje për dialog

schedule16:36 - 22 Nëntor, 2018

schedule 16:36 - 22 Nëntor, 2018

Për protestën e banorëve të Unazës së re para Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kreu i Shtetit ka shprehur keqardhjen për aktet e dhunës dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të shmangin përplasjet dhe të vendosin urgjentisht  dialogun institucional në mënyrë që ankesat e banorëve të shqyrtohen e t’i jepet zgjidhje situatës.

Presidenti i Republikës i uron shërim të shpejtë efektivëve të policisë që u lënduan në protestë, ndërsa politikës i bën thirrje të tregohet e kujdesshme dhe të japë mesazhe bashkëpunimi e dialogu. Ndërkohë nxitësit e dhunës duhet të izolohen- thotë kreu i shtetit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!