Meta: Rama urdhëroi falsifikimin e dosjes për mua kur isha president, e shikoj të rënë

schedule13:25 - 22 Gusht, 2022

schedule 13:25 - 22 Gusht, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi sot se do të padisë më 1 shtator Autoritetin e Dosjeve. Kjo padi vjen pas dokumentit të “Dosjeve” se Ilir Meta rezulton si bashkëpunëtor ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një konferencë për shtyp, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar falsifikimin e dosjes gjatë kohës kur ai ishte president i Republikës.

Lexo edhe: Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin Sigurimit të Dosjeve për nxjerrje të sekreteve shtetërore 

“Juristët e mi po punojnë. Jam njohur me dosjen, nuk ekziston dhe s’mund të ekzistojë për Ilir Rexhep Metaj dhe kot lodhen dhe bëjnë qesharakë edhe institucionet shtetërore.

Ua kam treguar edhe origjinën që nga çerdhja deri te pazari I ri. Do të njiheni edhe ju si media të gjitha kur ë bëhet kallëzimi penal.

Edhe Rama do të ketë një akuzë të rëndë se ka urdhëruar falsifikim një dosjen të një qytetari. Pse e ka bërë ai unë e di shumë mirë.

Të jeni të sigurt se IM od të dalë spiuni ambulat Tao Tao, një kameleon gjithmonë në shërbim të atij që i ofron një tender, një mundësi më të mirë për të jetuar, por absolutisht të jeni të sigurt që ky rast i Autoritetit të Dosjeve do të jetë ekzemplar”, tha Meta.

Më tej kreu i PL u shpreh se Edi Ramën e shikon të rënë dhe se do t’i kthejnë fuqinë popullit shqiptar nëpërmjet referendumit.

“Edi Rama ka tmerr sepse nuk e blen dot më opozitën. Do të jetë një rast skandaloz të përdorimit të metodave më të ndyra të ish sigurimit të Shtetit.

Edi Rama ka rënë, unë e shikoj të rënë, është shumë rëndë. Pas rënies së Edi Ramës, qëllimi t’i kthejmë fuqinë popullit shqiptar. Rikthimi i fuqisë përmes referendumit”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!