Meta publikon spotin e parë për kreun e KED: Mazhoranca donte të prishte balancat

schedule17:30 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 17:30 - 10 Dhjetor, 2019

Presidenti Ilir Meta publikoi videon e parë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku tregon se si u përdorë Ardian Dvorani nga maxhoranca për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Presidentit, qëllimi i maxhorancës me emërimet në Kushtetuese ka qenë prishja e balancës në këtë gjykatë.

Presidenti Ilir Meta publikoi sot videon e parë për Gjykatën Kushtetuese dhe rolin e kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Pasi tregon të gjitha hapat e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me 4 gjyqtarë, Meta në spot shprehet se qëllimi i maxhorancës ka qenë prishja e balancës në këtë gjykatë.

Vetëm pak pasi e paralajmëroi nga prokuroria e Tiranës, Presidenti Ilir Meta bëri publike videon ku kryefjala është Ardian Dvorani, kryetar i Këshillit të Lartë të Emërimeve. Ky spot ka një emërtim të drejtpërdrejtë.

 “Si u përdor Ardian Dvorani nga maxhoranca për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”

Presidenti më pas citon Kushtetutën dhe tregon detyrimin që ai ka për të propozuar tre emra për Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë, thotë Meta nuk është bllokuar vetëm për shkak se disa anëtarëve u mbaroi mandati dhe të tjerë u skualifikuan nga vetting.

Përzgjedhja e vetëm 6 kandidatëve nga KED për katër vende vakante Presidenti Meta e quan të orkestruar.

Në spot tregohet pse Dvorani nuk i çoi njëherësh emrat tek Presidenti dhe Kuvendi, për të përzgjedhur më pas nga dy kandidatë secili institucion.

Ky spot gjatë ditëve në vijim do të ndiqet nga video të tjera, e njëkohësisht do të vijojë procesi gjyqësor mes Metës dhe Dvoranit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!