Presidenti i Republikës Ilir Meta ka prezantuar nga Durrësi, platformën “Denonco krimin zgjedhor”.
Meta deklaroi se nëpërmjet kësaj platforme qytetarët do të kenë mundësi të denoncojnë çdo falsifikim apo çdo cënim të votës.
Presidenti i Republikës gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos lejojnë asnjë shkelje, por të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm.
“I ftoj të gjithë qytetarët të denoncojnë me zë dhe figurë çdo veprim që cënon të drejtën e votës. Çdo falsifikim që denoncohet ti bëhet materialit zgjedhor. Duhet të denoncohet çdo përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike. Të denoncohet çdo veprim që synon të përdorë në mënyrë të paligjshme dokumentet e personave të tjerë.
Kushdo që tenton të cënojë votën e lirë do të ketë ndëshkim spektakolar siç e meriton çdo armik i Republikës. S’mund të mbetemi peng i çeljes së negociatave. Me hir apo me pahir do të arrijmë të garantojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kushtetuta parashikon e drejta themelore janë baza të funksionimit të shtetit tonë”, tha më tej Meta.
/abcnews.al/