Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në takim Patriakun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill dhe delegacionin e lartë zyrtar që e shoqëron.
Duke vlerësuar këtë vizitë historike, Presidenti Meta nënvizoi mesazhet e rëndësishme që ajo përcjell, në dobi të paqes, mirëkuptimit, solidaritetit e harmonisë fetare.
Në njoftimin e shtypit të presidencës për këtë takim thuhet se kreu i shtetit vlerësoi kontributin e Patriarkut Kirill në funksion të këtij misioni universal, referuar edhe takimit historik të Havanës, së dy viteve më parë, mes tij dhe Atit të Shenjtë, Papa Franceskut.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu kontributin e përkushtimin ndër vite të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, në funksion të ringritjes së Kishës dhe të arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë./abcnews.al