Meta paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit: Atë dekret do e firmos atje në mes të krimit!

schedule19:00 - 2 Mars, 2020

schedule 19:00 - 2 Mars, 2020

Presidenti Ilir Meta ka lëshuar mesazhe shumë të forta gjatë fjalimit të tij në manisfestimin para Presidencës. Meta e nisi fjalimin duke thënë se ajo që po shihte para ishte zëri i popullit dhe zëri i Zotit.

Meta tha se ai i ulet në gjunjë vetëm flamurit kuqezi dhe popullit dhe askujt tjetër.

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/202089680857423/

“Presidenti i popullit kuqezi ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuqëezi dhe poullit kuqezi. Ulem para poullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkton të shkatërrojë sovranitetin dhe kushtuetën tuaj”, tha Meta.

Gjatë gjithë fjalimit të tij janë dëgjuar thirrje nga turma e cila kërkon shpërndarjen e Parlamentit.

“Shpërndaje! Shpërndaje!”, dëgjohet nga turma.

Pjesë nga fjalimi i tij:

Zëri i popullit! Zëri i Zotit.

Presidenti i popullit kuqezi ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuqëzi dhe popullit kuqezi. Ulem para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkton të shkatërrojë sovranitetin dhe kushtuetënb tuaj.

Neni dy i Kushtetutës që votuan në Referendum në 1998 thotë: Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.

Ju kam ftuar jo si lir Meta por si Presieenti juaj, si i vetmi institucion legjitim demokratik që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj. Sepse kur institucionet bien, ngrihet populli. Populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.

Jemi këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë dy botë antagoniste; në botën e grupit kuq e zi, dhe në një botë tradhëtare, pucistëve, të një grupi të vogël, që si shushunja pijnë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesione të PPP-ve. Jemi vend i pari në vbotë për kosto e km të autostradave.

Si President i Republikës i kam rrëzuar me kohë këto dekrete, për koncesione të cilat kanë një qellim zhvatjen e Shqipërisë.

Ata kërkojnë marrjen e Gjykatës Kushtetuese që krimet e tyre të mbeten të pandëshkuara dhe të pagjykuara.

Jemi këtu sepse asnjë nga ne nuk mund ti qëndrojmë anash grushtin  e shtetit. Jemi këtu ti qëndrojmë përballë grushtit të shtetit.

Pse presidenti thirri popullin?

Sepse presidenti i shteroi të gjitha përpjekjet institucionale për të ndaluar grushtin e shtetit. Presidenti ka thirrur popullin sepse sistemi i drejtësisë është kapur prej fyti nga sekti anti-shtet. Kemi drejtësi me regji që godet të varfërit dhe garanton klanet pranë shtetit.

Borxhet po rriten dhe ato i paguani të gjithë ju në mënyrë të padrejtë. Sepse ekonomia juaj e shumicës është në ditët më të errëta, sepse oligarkët kontrollojnë gjithçka.

A mund të jetë ky Parlamenti juaj? A mundet një investitor i huaj të besoj tek sundimi i ligjit në këtë vend? A mundet të mbijetojnë bizneset e vogla kur përmes ligjit prapaveprues oligarkët u bënë më të fortë?! Ato miliona shkuan nëpër llogari off-shore.  Ky nuk është shteti i së drejtës dhe qytetarëve, por instrument shtypës i disa puçistëve të pushtetit të oligarkëve dhe klientëve të tyre.

Ky gjysmë Parlament është shndërruar në kukull të këtij sekti pa shtet pa atdhe, pa familje. Ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë. Një vit më parë, ata provokuan opozitën për ta larguar nga Parlamenti. Ata vrapuan për të zëvendësuar 82 deputetë edhe pse procedura për një deputet kërkon të paktën 30 ditë.

Ata shkelën Kushtetutën vetëm për të eliminuar opozitën e vendit. Jemi kthyer në një shtet ku kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. Kemi zero investime në dije dhe progres. Ata bënë një ligj kundër Kushtetutës për t’i mbyllur gojën qytetarëve dhe gazetarëve.

Grushti i shtetit në këtë vend ka avancuar paralelisht me shpopullimin e vendit. Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të vendit që nuk do të ndodhë kurrë. Nëse nga Kosova largohet 1 qytetar, nga Shqipëria largohen 5. Nëse nga Mali i Zi largohet 1, nga Shqipëria largohen 11.

Klima e biznesit në Shqipëri është më e rënda në kontinent. Sipas Raportit të BB-së, brenda vitit Shqipëria ra me 19 vende sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia dhe shteti ligjor. Qëllimisht, Shqipëria është lënë pa Gjykatë Kushtetuese sepse në kokën e puçistëve ka vetëm një synim, kapjen me çdo kusht të shtetit dhe për ta mbrojtur për interesa korruptive dhe antikombëtare.

Dekreti i parë të cilin firmos Presidenti Meta sot është ai kundër projektligjit për betimin e gjyqtarëve kushtetues.

”Këta shpikën si të shenjtë afatin e Dvoranit. Këta nuk e vranë mendjen puçistët vendas dhe bashkëpuntorët ndërkombëtarë për asnjë afat kushtetues që nuk u respektua për institucionet e reja.
Shqiptarët janë këtu për një drejtësi të vërtetë, të barabartë, jo drejtësi me regji. Nuk duan të jetjojnë më me këtë model të ri drejtësi.

Krimi i ri të mbetet mbi krimin e vjetër. Shqiptarët duan drejtësi sipas kushtetutës. Ata në krye të shtetit të kapur në flagrtancë për krime të rënda kushtetuese i mbron. A mund të besojë njeri tek kjo drejtësi?

Demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet, por kur shteti me ligje antikushtetuetse do të shtypë të drejtat kushtetuese. Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me ligje antikushtetuese e instaloi diktaturën në Gjermani.

Kur populli ka qeveria aty ka diktaturë, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri, aty ka demokraci. Diktaturat mund të ndryshojnë maska, por ato mbeten armike të lirisë.

Është përgjegjësia ime si kryetar i shtetit, që e garanton vetëm Kushtetuta, të mbroj Kushtetutën, të garantoj shtetin laik ku të gjithë mund të ushtrojnë të drejtat e tyre në paqe, me vlera perëndimore, ku dhe gruaja me burrin të jetë i barabartë dhe mos i marrin në qeveri për t’i përdorur.

Të mbroj demokracinë e popullit, detyra ime të jemi i pari në luftë me grushtin e shtetit. Jam i lumtur se zëri juaj po dëgjohet në gjithë Shqipërinë, në gjithë botën demokratike. Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka popullin e Kushtetutës.

Para se të firmos dekretin kundër betimit të gjyqtarëve Kushtetues. Vdekje grushtit të shtetit, rroftë shteti i së drejtës, rroftë Republika.

Do bëjmë çdo për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.  Kanë ardhur me dhjetëra e me qindra nga Amerika. Këtë flamur e ngrita për respekt të miqve tanë në Amerikë.

Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!