Kjo është një ditë votimesh në Shqipëri në vitin 1982. Video publikohet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Kreu i shtetit i drejtohet qytetarëve e njëkohësisht i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama i cili përsërit se zgjedhjet vendore do te zhvillohen me 30 Qershor.
“Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë. Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 Tetor 2019. Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante”.
Kryetari i shtetit përsërit se data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 Tetor 2019 ndërsa i bën thirrje qytetareve te mos bien pre e provokimeve me 30 Qershor.
“Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese. Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak. Të dashur qytetarë, t’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste”.
Dhuna apelon Presidenti i Republikës nuk i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes se saj evropiane./ABC News Albania 24/7