Meta: Nuk kam ndërmend të hyj në asnjë garë përveç asaj që propozova

schedule12:47 - 2 Korrik, 2019

schedule 12:47 - 2 Korrik, 2019

Gjatë daljes së tij për median ditën e sotme Presidenti Meta është pyetur nga gazetarja e Abc News, Yllka Kamenica në lidhje me deklaratën e tij për kurthet e shmangura në 30 qershor, se nëse ka patur informacione në lidhje me këtë gjë.

Presidenti Meta është përgjigjur se, nuk ka ngelur askush që nuk e ka kuptuar këtë gjë, duke dhënë një shpjegim të gjatë në lidhje me qëndrimin e ndërkombëtarëve për situatën politike pas 16 shkurtit, ku opozita vendosi të ndjekë rrugën e protestave duke djegur edhe mandatet. Me tone tepër të larta, gjatë gjithë komunikimit me mediat, presidenti Meta tha se synimi i kryeministrit Rama është që të kapë gjithë institucionet. Meta gjithashtu deklaroi se nuk ka ndërmend të hyj në asnjë garë përveç asaj të propozuar nga vetë ai, zgjedhjeve në 13 Tetor.

Presidenti Meta: Si nuk u vjen turp atyre ndërkombëtarëve? Shumë mirë bëjnë që flasin për opozitën, të cilët edhe kanë provokuar duke thënë se Meta s’ka folur asgjë.

Që nga protesta e parë kam reaguar, sa janë hedhur 2 gurë, kam bërë reagim menjëherë, aty nga konferenca ku kam qenë me Angela Merkel. Kam ndërhyrë me deklarata dhe qëndrime në mënyrë të vazhdueshme. Po mirë mo këtyre ndërkombëtarëve si nuk u vjen turp? që nuk thanë një fjalë që ky kryeministër, jo vetëm që nuk priti dhe nuk bëri asnjë përpjekje që opozita mos të braktiste parlamentin dhe që kishte 100 arsye që e bëri por që kurrë nuk duhet ta bënte sepse gjithnjë lufta duhet bërë nëpër institucione. Nuk e panë ata që që nga dita e parë në 16 Shkurt deri tek mitingu i parafundit, provoko ai provoko edhe këta. Ky kryeministër s’ka përgjegjësi për shtetin, nuk ka përgjegjësi ndaj atyre njerëzve që paguajnë taksa për të cilat ky nuk jep llogari? Si mendoni është normale kjo? Ka një parim demokratik që përgjegjësia kudo gjithmonë është më e madhe e qeverisë. Opozita padiskutim që ka përgjegjësitë e veta, këta shikojnë vetëm problemet e opozitës dhe nuk shikojnë problemet e qeverisë. Qeveria nuk paska asnjë detyrim, që të thotë se unë nuk iki nga karrigia se ma ka dhënë populli, por unë garantoj 1…2…3…4….gjëra..?

7 letra për dialog pse i bëri ai? Për çfarë i bëri? Ma sqaroni dot? A i bëri për dialog?

Unë ja krijova mundësinë për dialog! Pse nuk erdhi?

Të vinte e të thoshte, Z. President, unë nuk iki nga zyra e kryeministrit.

Unë do bëja përpjekjet e mia për të shtyrë zgjedhjet që të hynte dhe opozita në zgjedhje, meqë na e ka kërkuar edhe Këshilli i Europës dhe pastaj të shkonim në zgjedhje lokale normale. 

E bëri ndonjëherë ai këtë gjë? Më keni dëgjuar ndonjëherë të them Rama ik?

Është e qartë që kemi një njeri që parlamentin e ka komplet socialist, gjithashtu edhe institucionet e tjera. Ai do vetëm presidentin që nuk ka për ta marrë asnjëherë. Po merr edhe Bashkitë pa zgjedhje fare dhe të gjithë të tjerët të dalin në diell, bukur, shumë bukur!”, tha Meta.

Yllka Kamenica: Si ka mundësi që ky person që ju keni kontribuar, Fatos Nano ka kontribuar, ka fituar kaq bindshëm elektorat? Ka mundur të bindë ndërkombëtarët, ndërkohë që ju nuk e keni bërë?

Presidenti Meta: Nuk kam dalë në ndonjë garë gjëkundi dhe nuk kam ndërmend të hyj në ndonjë garë përveç asaj zgjidhjes që sapo thashë, 13 Tetor, nëse pranohet nga të tjerët. Unë mund të them që gjatë këtyre viteve, se cila është situata le ta gjykojë gjithsecili, por mund t’ju them që nëse Shqipëria ka një rekomandim pozitiv prej 3 vitesh për çeljen e negociatave, më falni për mungesën e modestisë, e ka prej ish-kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, i cili nuk lejoi që ky zotëri e disa të tjerë që bënin lojërat e tyre, ta bënin reformën pa konsensus duke shantazhuar deputetë të opozitës që t’ja jepnin me kushtetutë, Ramaform, nuk kishte për të dhënë asnjë rekomandim pozitiv. Po ju them sot se mundësia që unë dhashë, ishte mundësia e cila synonte që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia”, deklaroi presidenti Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!