Meta ngre tonet dhe flet për Referendum: Shqiptarët të mbrojnë Kushtetutën

schedule19:06 - 22 Nëntor, 2019

schedule 19:06 - 22 Nëntor, 2019

Me tone të ngritura, Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje shqiptarëve që të mbrojnë Kushtetutën dhe premtoi se do të bëjë gjithçka për të bërë Referendum në mbrojtje të saj. Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, kreu i shtetit u shpreh se kushtetuta është vija e kuqe që nuk duhet të kalohet, ndërsa i bëri apel popullit që t’i thotë ndal degradimit të vendit.

“Tani jemi në situatë dramatike, kushtetuta po shkelet hapur e dhunshëm me qëllim përqëndrimin e pushteteve nga Kryeministri. Pushteti ekezekutiv është unifikuar me atë legjiskativ, numri kushteues prej 140 vendesh nuk e plotëson Kuvendin. Janë kapur të gjithë bashkitë. Kuvendi është lënë qëllimisht pa gjykatë kushtetuese e pa gjykatë të lartë dhe janë mbivendosur mbi 32 mijë çështje gjyqësore që do të duheshin 30 vite. Me këto afate një pensionist nuk do të arrijë të gëzojë pensionin. Kryeprokurori i përkohshëm është zgjedhur në mënyrë antikushteuese. Rrëmbehet prona e biznesi në mes të ditës. Qeveria për të pasuruar një kastë oligarkësh. Fjala e lirë është zëvendësuar nga në shërbim të propagandës.

Vendi po shpopullohet pa ndalim. Si rezultat i sukseseve imagjinare nuk ka asnjë inevstim serioz ndaj është koha për t’i thënë ndal degradimit të shtetit e atdheut tonë.

Shqipëria është betuar se diktatura nuk do të përsëritet as de facto e as de jure. Unë do i qëndroj Kushtetutës dhe do i kundërvihem përpjekejeve shkatërrimtare. Shqipëria nuk do të drejtohet me rezolutë, po me Kushtetutë. Shqiptarët të marrin fatet në dorë, Kushtetuta është vija e kuqe dhe e kuqe flakë. Shqipëria nuk është shpresëhumbur.

Presidenti do të kërkojë që përmes Referendumit të mbrojë Republikën. Vendimi i popullit dhe sovranit është mbi të gjitha. Demokracia absolute është demomkracia në veprim,. Kjo është detyra ime për të cilën jam betuar dhe me gjithë zemër e me dorë në kushtetutë, të mbrojmë sot Kushtetutën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.

Presidenti e nisi komunikimin me mediat, duke sjellë në vëmendje vitin kur është miratuar Kushtetuta dhe parimet e saj.

“Kushtetuta është ligji suprem. Jetëgjatësia e Kushtetutës është treguesi më i drejtpërdrejtë i fuqisë së saj për të qëndruar e pacënuar dhe e paprekshme, si një tempull i shenjtë, që i shërben shtetit të së drejtës. Sa më serioz sistemi demokratik i një vend, aq më i panevojshëm është ndryshimi i Kushtetutës. Kushtetuta thuajse gjithmonë ka lindur në kohë krizash, si domosdoshmëri për t’u mbrojtur nga pushteti arbitrar. Për këtë arsye, është Kushtetuta ajo që vendos kufirin e përqendrimit të pushtetit të çdokujt, që lakmon të jetë i gjithpushtetshëm.

Kushtetuta mbetet vijë e kuqe e pakalueshme, për sa kohë fuqia e saj buron nga populli. 22 nëntori është datë historike. Për herë të parë populli shqiptar miratoi përmes referendumit Kushtetutën post-komuniste. Na u dhurua Kushtetuta më demokratike që ka pasur Shqipëria deri më sot. Populli vendosi që sovraniteti i përket vetëm atij. Populli shqiptar përcaktoi se liritë themelore të njeriut duhet të ishin të pandara, të patjetërsueshme. E projektuar për të hedhur themelet e një shteti, Kushtetuta e ’98 mundësoi vendosjen e paqes në vend. Kjo Kushtetutë që ende gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e 2008. Si pasojë e kësaj marrëveshje, deputetët nuk përfaqësojnë më popullin. Ndryshimet e vitit 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera.

Kushtetuta u kthye në rregullore me data e afate, që janë shkelur nga të gjithë. Kjo po con në paralizimin dhe destabilizimin e drejtësisë në vend. Organet e reja të gjyqësorit do duhet të kenë një trup me integritet. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëansahëm. Venecia i ka thënë të gjitha për ata që kanë vesh për të dëgjuar”. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!