Meta ndërron mendje, nuk shkon para Komisionit të Venecias

schedule16:03 - 10 Tetor, 2019

schedule 16:03 - 10 Tetor, 2019

Nesër Komisioni i Venecias do të miratojë rekomandimin përfundimtar për shkarkimin e Ilir Metës. Por edhe pse ishte zotuar se do të shkonte vetë përpara komisionit, Presidenti i Republikës ka hequr dorë, dhe ka dërguar vetëm 3 këshilltarët e tij, të cilët do të përballen me 3 deputetë të Partisë Socialiste në anën tjetër.

Këshilltarët e Presidentit do të paraqesin 10 pyetje shtesë për komisionin, duke kundërshtuar opinionin paraprak të Venecias që e vlerësonte se Meta kishte tejkaluar kompetencat duke anuluar datën e zgjedhjeve.

Presidenca synon që Venecia të mos e miratojë rekomandimin këtë të premte, por ta shtyjë në sesionin tjetër.

Socialistët do të paraqesin disa komente mbi opinionin paraprak, duke kërkuar që Venecia ta shpallë vendimim këtë mbledhje. Komente të kundërta me socialistët, komisionit i janë dërguar edhe nga Partia Demokratike. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!