Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga Vlora pas marrjes pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, në një prononcim për gazetarët ka dhënë një mesazh për politikën ku kërkon që në një ditë të tillë duhet të reflektojnë dhe të bashkohen për të ardhmen e vendit.
Meta është shprehur se siç flamuri është i të gjithëve i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletinit dhe politika duhet të reflektojë dhe të bashkohet për ta parë Shqipërinë në Bashkimin e Evropian.
Meta nga Vlora është shprehur se Flamuri është i të gjithëve dhe është mesazhi më frymëzues për tu bashkuar që Shqipërinë ta Shikojmë në Bashkimin Evropian.
“Si mund të lëmë në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, Ditën e Flamurit, të Pavarësisë dhe të ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian”, ka thënë Meta.
Ndër të tjera ai komentuar dhe fillimet e punimeve për aeroportin e ri në qytetin bregdetar ku është shprehur se Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjithë kohët, siç ka qenë gjithmonë. e.su./abcnews.al