Meta me familjarët e heronjve të 2 Prillit: Do të jem i palëkundur për mbrojtjen e demokracisë

schedule13:47 - 2 Prill, 2021

schedule 13:47 - 2 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Shkodër për të përkujtuar 30-vjetorin e masakrës së 2 Prillit.

Kreu i shtetit është takuar me familjarët e katër dëshmorëve të demokracisë. Meta thekson se ka ndarë me ta shqetësimin për gjendjen e rëndë ku ndodhet demokracia në vend.

“E kisha pritur prej kohësh një takim kaq të ngrohtë e frymëzues me familjarët e katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, por edhe me anëtarë të Shoqatës patriotike “2 Prilli”, me të cilët ndamë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e rëndë ku ndodhen demokracia dhe liritë e të drejtat e njeriut, për shkak të keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit.

Si ish-student i Dhjetorit ’90 ju garantova se do të jem i palëkundur në ballë të misionit historik e patriotik, që nisëm tre dekada më parë, për mbrojtjen e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe paprekshmërisë së votës, për të cilat dhanë jetën më 2 prill 1991 edhe katër djemtë më të mirë të Shqipërisë,”, shprehet Meta. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!