Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Rama zbulon nëse do marrë pjesë

schedule07:40 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 07:40 - 2 Dhjetor, 2019

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka konfimura praninë e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen, Rama u shpreh se duhet të mbarojnë shpejt pasi kanë edhe një takim tjetër, pasi i ka thirrur Meta.

Kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta“, tha Rama.

Po ashtu Rama bëri me dije edhe mbajtjen e një tjetër konference të premten.

Grupet e terrenit vijojnë punën, të tjera erdhën dje dhe të tjera pritet që të vijnë për t’u dhënë njerëzve garanci për shumicën dërrumuese të rasteve. Kemi nisur përgatitjet për një konferencë publike ditën e premte. Dua ta dëgjojnë të gjithë njerëzit që duan informacion të sigurt dhe të vërtetë dhe ajo ata të kanaleve mediatike që vijnë me prurje toksike. Ditën e premte përfaqësues të grupeve të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun informacion dhe raste konkrete, tipologji për të shpjeguar se nga çfarë duhet të kihet shqetësim dhe nga çfarë jo. Mediat të adresojnë pyetjet te këto grupe në terren, ti kërkojnë dhe ti pyesin“, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!