Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi në fjalën e tij përballë kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim se mbështetja dhe këmbimi i eksperiencës me forcat e SHBA do i shërbejë rritjes së aftësive të mbrojtjes në të ardhmen.
“Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve. E nderuar zonjë ambasadore. I nderuar shef i shtabit të përgjithshëm dhe drejtues të lartë ushtarakë. Është kënaqësi për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shenjtores së madhe “Nënë Tereza” për të demonstruar aftësitë dhe kapacitete ushtarake të stërvitjes së madhe ushtarake në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe përtej tij.
Operacionet trajnuese kanë qenë të suksesshme. Do doja të vlerësoja nismën. Mbështetja dhe këmbimi i eksperiencës me forcat e SHBA do I shërbejnë rritjes së aftësive të mbrojtjes në të ardhmen. Kam bindjen që edhe pjesa e mbetur e stërvitjes do vazhdojë të jetë e suksesshëm. Shpreh falenderimet për kontributin e SHBA dhe vendeve të tjera që zgjodhën vendin tonë. Si një vend anëtar i NATO-s jemi të vlerësuar”, deklaroi Meta./mv.abcnews.al