Meta kundër hartës gjyqësore: U pamundëson qytetarëve akses në organet e drejtësisë

schedule16:14 - 1 Maj, 2023

schedule 16:14 - 1 Maj, 2023

Nga sot janë mbyllur 9 Gjykata të Shkallës së Parë dhe 9 Prokurori në rrethe. Prej datës 1 maj nis implementimi i fazës së dytë të hartës së re zgjedhore

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një komunikim për mediat ditën e sotme ku ka dalë kundër hartës së re gjyqësore.

Ai thotë se kjo u pamundëson qytetarëve akses në organet e drejtësisë.

Ramaforma në drejtësi që është pikërisht zbatimi anti-kushtetues iu reformës në drejtësi. Në kundërshtim të plotë me premtimet e bëra para 7 vitesh.

Po shkatërron aksesin e qytetarëve për drejtësi, po shton zvarritjet, burokracitë pafund dhe po u rrit kostot në mënyrë që t’i lërë ata pa drejtësi.

Kjo hartë gjyqësore është një anti-reformë e rrezikshme. Sepse kjo hartë e re gjyqësore nuk merr parasysh një nga problematikat më delikate, që është largësia gjeografike, që shumë qytetarë kanë nga gjykatat dhe njëkohësisht mundësitë e kufizuara financiare për transport.

Kjo hartë e tillë arbitrare shkakton realisht asgjësimin e mundësisë reale për akses të lehtësuar në drejtësi dhe realizimin e vërtetë barazimit para ligjit dhe të pandikuar nga asnjë faktor social dhe ekonomik që krijon pabarazi” tha Meta. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!