Meta: Koha të zbatohen rekomandimet e Venecias, e vetmja rrugë për çeljen e negociatave

schedule18:42 - 29 Qershor, 2020

schedule 18:42 - 29 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka ndarë deklaratën e anëtares gjermane të Komisionit të Venecias se raporti për emërimet në Gjykatën Kushtetuese nuk ka më vend për interpretime.

Meta thotë se është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Venecias përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv.

Ai shprehet se është e rëndësishme që Komisioni i Venecia do të ndjekë edhe zbatimin e këtyre rekomandimeve.

“Po, nuk ka më vend për interpretime! Tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor”, shkruan Meta./abcnews.al