Presidenti Ilir Meta u tregua i ashpër në daljen e tij për mediat, duke i cilësuar disa ndërkombëtare si palaço.
Po ashtu Meta bëri edhe thirrje për referendum për Gjykatën Kushtetuese, ku sipas Presidentit ai dhe qytetarët do të jenë përballë Ramës.
Me tone të ashpra kreu i shtetit i cilësoi hipoktitë ata që duan ta çojnë çështjen e Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias, ndërsa SHBA-në e cilësoi “si shpirt”.
Sakaq, vendimin e KPA për Besnik Muçin e komenton si “vettingu i partisë”.
““Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione, që të bëhej pjesë e puçit për Xhaferllarin. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese.
SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtarë, referendumi.
Të dalin edhe diplomatët me Edi Ramën dhe unë do dal me të gjithë shqiptarët sepse nesër është edhe dita kur populli votoi Kushtetutën. Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese. Hipokritët që duan të çojnë këto akte në Venecia se ata janë hipokritë se duhet të çonin Arta Markun atje. Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin. Zgjidhja është referendumi. Besoj se Blushi im e ka dhënë mesazhin qartë”, tha Meta./abcnews.al