Meta kërkesë sekretarit të OSBE: Ndërmjetësoni sa më parë dialog mes palëve

schedule17:45 - 25 Korrik, 2019

schedule 17:45 - 25 Korrik, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kërkuar ndihmën e OSBE për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në vend.

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, kreu i shtetit e ftoi të ndërmjetësojë sa më parë të jetë e mundur  dialogun midis palëve politike në vend.

“Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, – theksoi Presidenti Meta gjatë këtij takimi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!