Meta: Investimi i NATO në bazën e Kuçovës siguri për rajonin

schedule21:16 - 28 Tetor, 2019

schedule 21:16 - 28 Tetor, 2019

NATO nuk ka në plan të investojë për një bazë detare në Shqipëri pavarësisht kërkesës së bërë nga ministria e mbrojtjes. E deklaroi sekretari i përgjithshëm Stoltenberg gjatë një konferencë për shtyp me presidentin Meta në Bruksel.

Një shenjë e përkushtimit të NATO-s ndaj shqipërisë është investimi në një bazë ajrore në Kucovë, cka do rriste sigurinë e vendit tonë. Ky është qëndrimi i sekretarit të përgjithshëm të NATOs Jens Stoltenberg në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin meta, në vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel. I pyetur nga abcneës mbi kërkesën e ministres shqiptare të mbrojtjes që NATO të ketë edhe bazë detare në Shqipëri, sekretari i përgjithshëm tha se nuk ka një vendimmarrje të tillë

Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO. Kjo është e rëndësishme për shqipërinë dhe NATO-n dhe sic e përmenda ne kemi një program investimi për ngritjen e një baze ajrore ushtarake në Shqipëri. Deri tani nuk ka një vendim për ndonjë investim shtesë për një bazë detare, por kjo është dicka që vlerësohet nga autoritetet tona ushtarake dhe ekspertët e bazuar në të NATO merr vendim”, tha Stoltenberg.

Investimi i NATOs për një bazë ajrore në Kucovë është vlerësuar edhe nga presidenti Meta. Kreu i shtetit ka përmendur sfidën e përbashkët të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut për të dyfishuar përpjekjet drejt BE, pas refuzimit për hapjen e negociatave

“Mbi situatën politike në shqipëri mendoj që ende mund të konsiderojmë mesazhet e drejta që sekretari i përgjithshëm i NATOs dha gjatë vizitës së tij në Tiranë në pranverë duke nënvizuar dialogun dhe forcimin e rëndësisë së të kuptuarit se në zemër të NATOs qëndron demokracia dhe jam i sigurt se ne do dyfishojmë përpjekjet tona për të punuar në atë drejtim si anëtar i besueshëm i NATOs që shumë shpejt do bëhet anëtar tepër i besueshëm në rrugën drejt atnatërsimit në BE”, tha presidenti Meta.

Presidenti Meta dhe sekretari Stoltenberg kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të rritur investimet për mbrojtjen, sipas synimit të vënë nga NATO, deri në 2% të GDP deri në vitin 2024./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!