“Hajdutokrati Rama”, Meta: Iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

schedule10:56 - 5 Gusht, 2022

schedule 10:56 - 5 Gusht, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediet bëri me dije se në fillim të sesionit të ri do të ndërmarrin një iniciativë ligjore për të garantuar indeksimin e pagave. Teksa e cilëson situatën kritike, Meta thekson se është pasojë e korrupsionit që ka përgjegjës Edi Ramën.

Meta: Jemi këtu për të theksuar pasojat e korrupsionit të qeverisë, të hajdutokratit Rama, të cilin e ndiejnë të gjitha familjet shqiptare sot. Mbi 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë, me 5.5 dollarë në ditë. Që nga vitit 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues. Për këtë ne do ndërmarrim iniciativën në fillim në sesionit të ri për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese.

Ish-Presidenti u ndal edhe te afera e inceneratorëve dhe tha se paratë po shkojnë ende në xhepat e personave që janë në kërkim, pasi sipas tij, janë të lidhur me shtetin.

Meta: Paratë do të shkojnë për super aferën e inceneratorëve, paguhen akoma ato që janë në kërkim sepse është shteti ortak me ta. Ke një interes të ligjshëm për të zbatuar ligjin dhe i mban njerëzit peng. 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë, shikoni si janë restorantet, ku janë të fortët, njerëzit e lidhur me pushtetin. Atje është mirë. Situata është kritike dhe pasojë e korrupsionit katastrofik përgjegjës kryesor është Edi Rama./abcnews.al/