Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kërcimit të Tropojës”. Kreu i shteti ka ndarë një video në “Facebook”, ku shikohet duke valëzuar krah vajzave të bukura të Tropojës.
Ndërsa në shënimin e lënë në rrjetin social shkruan: “Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!??”./abcnews.al