Është gati të djegë mandatin Presidenti i Republikës Ilir Meta. Paralajmërimin e bërë nga Pogradeci ia drejtoi Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Shembull për këtë gjest ka marrë ish presidentin e Kilit me arsyetimin se rrezikohet vendosja e juntës ushtarake në Shqipëri.
Do të kryejë të njëjtin akt si opozita, ndonëse e ka dënuar veprimin e tyre për të lënë institucionin e Parlamentit.
Por zgjidhja nuk ven nga ata që janë ulur së fundi në Parlament.
Mesazh i dërgon edhe qeverisë që përveç përballje polici protestues nuk po ofron asnjë alternativë tjetër tha kryetari i shtetit.
Në mungesë edhe të gjykatës kushtetues,duket se nuk ka kush ti japë zgjidhje kësaj krize që sot duket e qëllimshme në sytë e Presidentit. Sot është koha të mos flitet më për shkakun por për pasojën që rrezikon seriozisht integrimin e vendit dhe për këtë Presidenti Ilir Meta është i gatshëm të lërë detyrën e kryetarit të shtetit duke shpresuar se në këtë mënyrë i del në mbrojtje demokracisë./abcnews.al