Meta flet në protestë: Qeveria do të japë shumë shpejt llogari para drejtësisë

schedule18:21 - 12 Nëntor, 2022

schedule 18:21 - 12 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilri Meta ka mbajtur fjalën në podiumin e protestës së thirrur prej tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se nuk i ka mbajtur premtimet e bëra kur erdhi Rama në pushtet. Sipas tij “Rilindja” ka vetëm një axhendë për të vjedhur dhe shpopulluar. Kryetari i PL theksoi se sot Shqipëria është një ndër vendet më të korruptuara.

“Sot tradhtari e ndjek këtë protestë të lirisë nga charteri i paligjshëm. Do të jetë përpara drejtësisë shumë shpejt, sipas firmave të hedhur vetë prej tij. Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë. Jeni ju që keni të drejtë të kërkoni llogari. Rilindja bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet. Jemi vendi ndër të parët në botë për korrupsion.”

“Qytetarë fjala juaj është urdhër për veprim, e vetmja e vërtetë legjitime. Bashkë me PD kemi firmosur një marrëveshje historike për tu dhënë shqiptarëve të drejtën e referendumit”, tha Meta.” shtoi Meta./abcnews.al/