“Meta 700 mijë $ për foton me Trump”/ SPAK thërret Braimllarin, pyetet për lobimin e LSI në SHBA

schedule11:06 - 20 Prill, 2023

schedule 11:06 - 20 Prill, 2023

Nën kryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimallari ka dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për lobimin e në amerikë të Lëvisjes Socialiste për Integrim.

Braimllari ka dhënë sqarime në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm në cilësinë e personit që ka dijeni. SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, që pretendon se në kohën që partia drejtohej nga Ilir Meta nëpërmjte një kompanie me seli në Qipro ka lobuar në shtetet e bashkuara të amerikës  me para që nuk dihet burimi i tyre.

Në kallëzim thuhet se, partia që drejtohej në atë kohë nga Ilir Meta, ka paguar 700 mijë dollarë me qëllim lobimin në shba. Majin e kaluar, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një artikull sipas së cilës, Meta për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump pagoi 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote.

Hetimet po zhvillohen për të parë nëse pagesat janë deklaruar konform ligjit, ndërsa nuk dihet nëse në listë për tu pyetur janë funksionarë të tjerë politik të ish lëvizjes socialiste për integrim apo partisë së lirisë. SPAK ka regjistruar procedimin penal vetëm mbi bazën e kallëzimit dhe veprave penale, por pa emra konkret të dyshuarish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!