Meta: Duhet të mbajmë të rinjtë në trojet tona, nuk ka rrugë tjetër

schedule09:44 - 22 Nëntor, 2020

schedule 09:44 - 22 Nëntor, 2020

Për Presidentin Ilir Meta sfida më e madhe që kemi sot është të mbajmë të rinjtë në trojet tona duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare dhe t’u rikthejmë shpresën duke u krijuar më shumë mundësi për punësim dhe që të ndërtojnë të ardhmen këtu.

Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë. Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.

T’ju rikthejmë shpresën dhe t’ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre. Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër” shkruan Meta./ db/Abcnews.al