Meta dekreton lirimin e Sandër Lleshit si gjeneral

schedule12:46 - 16 Nëntor, 2018

schedule 12:46 - 16 Nëntor, 2018

Presidenti Ilir Meta vendos t’i japë fund karrierës ushtarake të Gjeneral Sandër Lleshaj. Firma e kreut të shtetit plotëson dëshirën e vetë gjeneralit dhe kryeministrit Edi Rama që i hap rrugë emërimit të tij në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Nga dy firma që priten këtë të premte, vetëm njërën ka hedhur në letër presidenti Ilir Meta, atë të dekretit që e nxjerrë në lirim. Por është dekreti i dytë ai që përcakton nëse Sandër Lleshaj do të ulet apo jo në karrigen e ministrit. Kryetari i shtetit ka zgjedhur t’i lërë të presin edhe pak orë.

“Besoj se do keni kohë deri në mbrëmje, kur të jem tek “Zonë e Lirë” tek kolegu juaj i nderuar Çani”, tha Meta.

Në ditën e fundit që i cakton Kushtetuta, presidenti Ilir Meta zgjodhi të jetë pjesë e aktiviteteve mediatike. Nuk i shmangu kamerat e gazetarët pasi përgjigjen e kishte gati.

Jashtë institucioneve zyrtare konsumoi një kafe me kryeparlametarin Gramoz Ruçi në një takim jo formal kokë më kokë që zgjati rreth 20 minuta. Nëse i referohemi deklaratave të presidentit, për të rëndësi ka vetëm zbatimi i Kushtetutës.

“Po të ketë ndonjë impresion do të marrë përgjigjen siç e meriton sepse Presidenti i shqipërisë nuk mund të vendoset në presione nga askush”, u shpreh Meta./acnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!