Meta dekreton ligjin për stacion policor mes Shqipërisë e Greqisë , jep “Ok” edhe për ekstradimet me Spanjën

schedule11:00 - 1 Mars, 2022

schedule 11:00 - 1 Mars, 2022

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje dy ligje të kaluara nga maxhoranca. Bëhet fjalë për stacionin e përbashkët policor mes Shqipërisë dhe Greqisë në pikën kufitare mes dy vendeve.

Sipas presidencës kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve, nga ana e dy autoriteteve.

Ligji i dytë ka të bëjë me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës që synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve ndërmjet dy vendeve.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje, këto ligje:

– Ligjin nr. 12/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”

Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dy autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda.

– Ligjin nr. 17/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”.

Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës.

Gjithashtu, është për t`u vlerësuar forcimi i lidhjeve mes dy sistemeve të drejtësisë dhe përmirësimi i institutit të ekstradimit lidhur me dorëzimin reciprok të kriminelëve tek autoritetet respektive të të dy vendeve

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!