Meta, aventurë si “Spiderman”/ Zheji: Po kërkon regjistër të ri komunikimi. Minxhozi: Klikimet në rrjet s’të japin vota

schedule21:04 - 9 Prill, 2024

schedule 21:04 - 9 Prill, 2024

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur sërish të martën në majë të shtyllës dhe prej andej pohoi se kishte ndërmarrë një ekspeditë kundër Bashkisë së Tiranës.

Ashtu siç dëgjohej dhe shihej në video, Meta thërriste fitore nga maja e shtyllës, për të cilën  shprehej se është lyer nga bashkia, pas ardhjes së tij.

Analisti Artur Zheji, i pranishëm në “Real Story” tha se Meta me këto “akrobaci” nëpër shtyllat po tenton të gjejë një regjistër të ri komunikimi me qëllim që t’ju prezantohet qytetarëve jo me kostumin e ish-presidentit, por si “një i barabartë mes të barabartëve”.

Ai shtoi se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po tenton gjithashtu të tregojë “forcën fizike.”

“Meta mundohet që të gjejë një regjistër të ri të komunikimit që të shtensionohet nga ish-presidenca, pra nuk është më presidenti, por është njëri prej jush apo prej nesh dhe ende s’ka gjetur atë  anën optimale. Mesazhi që dha, që “hipa unë dhe e lyen” duket sikur është një tallje për bashkinë sikur e ndjek nga mbrapa, por unë mendoj se do gjejë një gjuhë komunikimi tjetër. Por tregon dhe forcë fizike.”, tha ai.

Analisti Skënder Minxhozi, theksoi se Ilir Meta për të marrë vota duhet të bëjë politikë pasi sporti me ngjitje kodrash dhe shtyllash nuk i shton asnjë vlerë apo pikë në këtë aspekt.

“Nuk arrij dot ta përputh, që forma fizike mund të shitet si fuqishmëri politike, sepse Ilir Meta këtë synon. Ky lloj mesazhi që kërkon të japë Meta i një politikani, që duke dalë jashtë kontekstit të Tiranës politike dhe duke zbritur në terren dhe duke shprehur një formë fizike që unë e ngjita këtë majë apo malin e Korabit dhe Tomorin. Nuk e di, do duhet të ishte një politikani moshuar dhe i tërhequr që t’i hynte këtyre sfidave. Ai është i ri dhe ka ambicie. Ai ka nevojë të bëjë politikë të marrë vota, ne qoftë se kujton se klikimet e rrjetit social kthehet në vota, nuk e di se çfarë strategjie i kanë ofruar”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!