“Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim”. Kështu deklaroi këtë të martë në një konferencë për shtyp dy ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit kreu i shtetit Ilir Meta.
Teksa u pyet nga gazetarët se kush është Esat Toptani i familjes Meta duke qenë se gatishmërinë për t’u shfaqur si Avni Rustemi e ka shfaqur edhe drejtuesja e LSI-së Monika Kryemadhi, Meta tha se flet vetëm për veten e tij.
Gazetarja: Gatishmërinë për t’u shfaqur si Avni Rustemi e ka shprehur edhe zonja Kryemadhi. Kush është Esat Toptani i familjes suaj zoti Meta?
Ilir Meta: Duhet të kesh parasysh që unë flas për veten time. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Unë nuk jam vetëm, janë shumë shqiptarë që do bëjnë çdo gjë për të ruajtur dinjitetin e tyre dhe demokracinë në 30 vjet. Rrugë për në Korenë e Veriut, Shqipëria nuk ka për të bërë. E kishte 40 e ca vjet. Po u thellua kriza do rivendosen edhe vizat se ashtu thonë.
Nuk do bëjmë cirk me Shqipërinë. Do bëjmë shtet apo do bëjmë cirk? Hajde bëjmë cirk edhe dalim të gjithë me çitjane me nallane me të gjitha. Do bëhemi seriozë. Kur të dojë të vijë këtu. Në qoftë se më thotë më burri i Monikës do i them gruaja e Bilalit. Unë jam Presidenti i Republikës dhe nuk më intereson as Monika dhe asgjë tjetër. Monika hallet e saj, të fëmijëve të saj i ka të rregulluara dhe për këtë duhet ta falenderojë ajo Edin dhe jo vetëm ta kritikojë se falë firmës së Edi dhe të Lulit ka një pallat afër Unazës së Re, ndaj dhe e njoh mirë çështjen e Unazës së Re dhe i ka të sigurtë fëmijët Monika. Por janë tërë ata njerëz të cilët mendojnë të ikin dhe nuk është se janë vetëm hallexhinj, por janë tërë ata intelektualë, janë ata sipërmarrës që nuk e durojnë këtë pasiguri në këtë vend./abcnews.al