Meta arrestohet në makinë/ Policia e ndalon në hyrje të Tiranës

schedule14:25 - 21 Tetor, 2024

schedule 14:25 - 21 Tetor, 2024

Pasi morën urdhrin e Gjykatës së Posaçme për të prangosur Ilir Metën, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u vunë në ndjekje tij. ndjekja ka filluar qe ne momentin, qe makina e tij ka hyre ne piken kufitare te Morines. Ish presidenti sapo ishte kthyer nga Kosova dhe teksa ishte duke shkuar për në selinë e Partisë së Lirisë, ku ai do te mbante, sipas nje njoftimi publik po te tijin, te nje konference per shtyp. Por makina e tij u ndalua prej agjenteve operacionale në afërsi të kthesës së Kamzës, ne hyrje te Tiranes ku ju komunikua vendimi i gjykates.

Sic shihet edhe nga pamjet, bashkë me shoferin e tij, Ilir Meta bëri rezistencë ndaj agjentëve të BKH-së, të cilët ne nje moment e nxjerrin ate nga makina dhe marrin atë me forcë dhe e fusin në mjetin e tyre. Burime policore i pohuan ABC News se agjentet ishin perballur me refuzimin e ish presidentit per te shkuar me ta, me fyerje ai si dhe me perpjekje fizike te tij per t’ju bindur urdherit të gjykates.

Ish presidenti u transportua menjëherë në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë. Aty, në praninë edhe të avokatit, agjentët i komunikuan atij masën arrest në burg që gjykata i kishte caktuar me kërkesën e SPAK, si dhe ngritjen e tre akuzave zyrtare, korrupsion, pastrim parashë dhe fshehje pasurie.

Pas dy orësh qëndrim në drejtori, Ilir Meta doli prej andej duke u shoqëruar me forca policie, ne drejtim te komisiariatit numer tre.

Nga xhami i furgonit me hekurat mbrojtës, ai përshëndeti simpatizantët e pakte qe ju gjenden prane, ne diten e tij me te veshtire, jo si politikan por si qytetar I thjeshte.

Destinacioni i tij i radhës ishte blloku i sigurisë, aty ku Ilir Meta do të kalojë natën deri në daljen e tij para Gjykatës së Posaçme. Burime zyrtare i thane ABC News se vendimi i Gjykatës së Posacme për arrestimin e tij, ishte marre qe diten e premte dhe megjithese operacioni i arrestimit u mbajt super sekret, e veshtire qe meta dhe avokatet e tij nuk ishin ne dijeni te vendimit. C’ka ve edhe me shume pikepyetje e shton edhe me shume misterin e ikjes se tij po te premten ne kosove dhe kthimit te tij sot./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!