Meta apel opozitës: Qëndroni larg çdo akti dhune

schedule20:12 - 21 Qershor, 2019

schedule 20:12 - 21 Qershor, 2019

Në nisje të protestës vjen edhe reagimi i parë i kreut të shtetit, i cili i bën thirrje opozitës për protestë paqësore dhe të qëndrojë larg çdo akti dhune. Ai u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë.

Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!