Vetëm 60 mësues kanë pranuar të marrin dozën e parë të vaksinën AstraZeneca, ndërkohë që janë regjistruar 3 000 prej tyre.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se numri i mësuesve që kanë pranuar të vaksinohen është tepër i vogël në raport me pritshmëritë që kishte.
Disa prej tyre kanë dorëzuar formularin ku thonë arsyet pse nuk pranojnë, kurse të tjerë nuk janë paraqitur fare.
Mësohet se në spitalin e Elbasanit janë të shtruar 20 persona, ku 4 prej tyre janë në terapi intensive. /abcnews.al

