Mësuesit në arsimin parauniversitar druhen për vendin e punës

schedule19:41 - 8 Nëntor, 2017

schedule 19:41 - 8 Nëntor, 2017

Prej rreth pesë muajsh, mësuesit e shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme në vend po punojnë pa kontrata kolektive. Ata druhen se iu rrezikohet vendi i punës, ndërsa sindikata thotë se Ministria e Arsimit nuk po ju nënshkruan kontratat e reja.

Mësuesit në arsimin parauniversitar druhen për vendin e punës. Prej rreth pesë muajsh po punojnë pa kontrata kolektive. Ato iu kanë përfunduar në fund të muajit maj dhe Ministria e Arsimit, sipas Presidentit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit po refuzon ti rinovojë. Ndërkohë që ky është i vetmi dokument që rregullon marrëdhëniet e punës dhe mbron arsimtarët nga largimet e padrejta.
Ligji për arsimin paraunivesitar, sipas sindikalistëve, po shkelet ndërsa arsimtarët po përdoren për të shkarkuar e emëruar drejtorët e shkollave.
Në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme në vend, pak ditë më parë mësuesit vlerësuan punën e drejtorëve dhe nëndrejtorëve duke iu përgjigjur në mënyrë të fshehtë pyetjeve të një formulari të vënë në dispozicion nga Ministria e Arsimit. Rezultatet e këtij anketimi pritet të dalin brenda javës./abcnews.al

 

https://youtu.be/DM_Fk4lt8Rg