“Messin e takova në shtëpinë e tij, humbja ndaj Bayernit e bindi të largohet”

schedule11:36 - 2 Shkurt, 2021

schedule 11:36 - 2 Shkurt, 2021

Javët po kalojnë shpejt dhe tema e Lionel Messit po rikthehet sërish në qëndër të vëmendjes. Ende nuk dihet nëse argjentinasi do të vijojë të qëndrojtë tek katalanasit apo do të nisë një aventurë të re. Kësaj dileme nuk i përgjigjet dot as trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i cili në një intervistë për “The Athletic”, tregon marrëdhënien dhe gjithçka tjetër në lidhje me 33-vjeçarin.

QËNDRIMI I MESSIT – “Nuk jam i sigurtë për këtë. Unë shpresoj që po sepse ai është lojtar i shkëlqyer dhe po na fiton ndeshje të rëndësishme. Jam duke e shijuar të jem trajner i tij, pasi të shikosh aftësitë e tij çdo ditë në seancat stërvitore është e pabesueshme. Ai ka ardhur këtu kur ishte një fëmijë dhe realisht unë nuk e shikoj dot atë me ndonjë fanellë tjetër, përveç Barcelonës”.

 

MARRËDHËNIA ME LEON – “Unë nuk kam ndonjë problem me të. Ai është kapiteni i ekpit dhe flasim për gjërat taktike. Është një marrëdhënie profesionale, ashtu siç e kam me të gjithë lojtarët e tjerë. Është normale që të kem më shumë komunikim me të, pasi Leo është kapiteni.

SITUATAT E VËSHTIRA NË KLUB – “Ishte një kohë e vështirë për të, pasi ishte i zemëruar me ngjarjet që po ndodhnin. Messi nuk ishte i lumtur të shikonte ekipin e tij të humbiste 8-2 në çerekfinalet e Champions League kundër Bayern Munchen, prandaj dhe dëshironte të largohej. Nuk ishte aspak e lehtë ta bindje atë, por në fund pranoi të qëndronte”.

E ARDHMJA E MESSIT – “Unë fola me të në shtëpinë e tij para fillimit të sezonit dhe bëra plane me të dhe Leo ishte vërtet entuziast. E dija që kishte probleme me klubin, por unë isha jashtë kësaj teme. Me kalimin e kohës ai e pranoi situatën ku ndodhej dhe po e shikoni vetë se si po luan në ndeshjet e fundit, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundon Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!