Messi “trondit” PSG-në, kampioni i botës rrezikon përballjen me Bayern Munich

schedule19:42 - 9 Shkurt, 2023

schedule 19:42 - 9 Shkurt, 2023

Pas konfirmimit të mungesave të Sadio Mane nga Bayern Munich dhe Kylian Mbappe nga PSG, tashmë një tjetër “yll” duket se do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/16-ve, të UEFA Champions League, Bayer Munich-PSG.

Shqetësimet tek argjentinasi u shfaqën pas përnfudimit të ndeshjes së mbrëmshe kundër rivalëve të Marseille, në Kupën e Francës, me “parizienët” të cilët u eleminuan me rezultatin e ngushtë 2 me 1, pas golave të Alexis Sanchez dhe Ruslan Malinovksy.

Testet zbuluan një dëmtim të kofshës, zbulim ky që e përjashton atë nga lojtarët e gatshëm për transfertën e vështirë të kësaj jave, në Kampionatin francez, Ligue 1, kundër Monaco.

Sipas, francezes prestigjioze “L’Equipe”, pas mbetjes jashtë duelit të Ligue 1, tashmë “pleshti” duhet të punojë kundra kohës, në mënyrë që të jetë prezent në duelin e 14 shkurtit, përballë Bayern Munich, në fazën e 1/16-ve.

Situata duket shumë e ndërlikuar për teknikun francez Christophe Galtier, i cili tashmë duhet të vuajë dhe mungësn e Leo Messit. Mungesë kjo që vret akomë më shumë, kur tashmë i dëmtuar është dhe Kylian Mbappe dhe ndeshja e parë në fazën eleminatore të Champions League është më pak se 5 ditë larg.

Uefa Champions League është një trofe që lakmohet prej vitesh nga Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, i cili prej vitesh tashmë po shpenzon milionë euro në transfertat e merkatove. Me eleminim nga Kupa e Francës, tashmë Ligue 1 dhe Champions League janë të vetme trofe të mundshëm për gjigandët francezë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!