Interi ëndërron Leo Messin dhe shumë po flitet në Itali rreth mundësisë së zbarkimit të “pleshtit” në Serie A, edhe pse realizimi i një operacioni të tillë është tmerrësisht i vështirë.
Ardhja e yllit argjentinas emocionon tifozët zikaltër, që prej vitesh nuk shohin një lojtar kalibri të jetë pjesë e ekipit të tyre të zemrës. Paolo Di Canio njihet për deklaratat e drejtpërdrejta.
Ish-sulmuesi karizmatik italian, në studiot e Sky Sport, ka dhënë një deklaratë befasuese rreth mundësisë së transferimit të kapitenit të Barcelonës te klubi italian.
“Conte nuk e do Messin tek Interi! Kjo për shkakun se do të flitej më shumë për të se sa për Interin. Njësoj siç po ndodh me Cristiano Ronaldon dhe Juventusin, ndoshta edhe më shumë“, deklaron laciali./abcnews.al