Argjentina fitoi Botërorin e parë në vitin 1978 dhe heroi i ekipit latin ishte Mario Kempes. Ish-sulmuesi i njohur, i cili provoi një aventurë të shkurtër si trajner i Lushnjes në vitin 1996, ka folur rreth së ardhmes së Leo Messit.
66-vjeçari ka një këshillë për patriotin e tij në prononcimin e dhënë për Sport Bild. “Messi ndihet shumë mirë te Barcelona, por ka pak mundësi për të fituar sërish Champions League me këtë skuadër.e
Në vitet e fundit katalanasit janë eliminuar shumë shpejt nga turneu dhe drejtuesit po hasin vështirësi për të ndërtuar një tjetër ekip fitues. Leo duhet të punojë sërish me Pep Guardiolën ose të shkojë te PSG apo Bayern Munchen“, deklaroi Kempes. /abcnews.al