Messi sërish jashtë, në dyshim edhe dueli me Guardiolan në mesjavë

schedule16:58 - 24 Shtator, 2021

schedule 16:58 - 24 Shtator, 2021

Fillim i vështirë për Lionel Messin në Paris. Pasi luajti pak ndeshje, ai u dëmtua në gjurin e majtë dhe prej ditësh vazhdon terapinë.

Lajmi është se ai nuk do të jetë i gatshëm ditën e nesërme ndaj Montpellier për Ligue 1. Të gjithë shpresonin që “Pleshti” të ishte, por nuk është e mundur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri Pochettino, i cili shton se ende nuk është e sigurt se Messi do të jetë në fushë në mesjavë ndaj Manchester City në Champions League.

“A mund të luajë kundër City të martën? Po, shpresojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm, do të shohim zhvillimin e tij në ditët në vijim,” tha mes të tjerash Pochettino. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!