Leo Messi është idhulli i popullit katalanas. Argjentinasi debutoi në vitin 2004 me Barcelonën dhe prej atij momenti të gjithë u dashuruan pas tij. “Pleshti” dhuron prej vitesh emocione fantastike dhe të shumtë janë ata që e cilësojnë futbollistin më të mirë të historisë.
Sport.es ka kryer një sondazh interesant rreth emrit të kapitenit. Kur ai u transferua në Katalonjë, vetëm katër persona quheshin me emrin Leo. Numri u rrit në 11-të në momentin që Messi debutoi me ekipin e parë të Barcelonës.
Me kalimin e viteve, shumë prindër katalanas filluan ti vendosin djemve emrin e idhullit të tyre, për të mbërritur në vitin e kaluar, kur 500 foshnje u quajtën Leo, emër që sot është i dyti më i përdoruri në zonën e Katalonjës, pas atij Marc. /abcnews.al