Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi po i afrohet kthimit te Barcelona, ​​kjo është prova

schedule19:10 - 11 Prill, 2023

schedule 19:10 - 11 Prill, 2023

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur me Jorge Messin, i cili është babai dhe menaxheri i futbollistit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi, për mundësinë e rikthimit në klubin katalanas, sipas mediave spanjolle.

Mundo Deportivo raporton se babai i Messit është takuar me Laporten disa javë më parë në Barcelonë.

“Jorge Messi e informoi Laportën për kushtet e kontratës, që djali i tij do të nënshkruante me Barcelonën. Gjithashtu, Leo Messi dëshiron të flasë personalisht me Laporten dhe më pas do të marrë një vendim përfundimtar. E vetmja pengesë për këtë transferim është situata e vështirë financiare në të cilën ndodhet Barcelona. Dy vite më parë, Messi u largua nga skuadra Camp Now për këtë arsye. Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës janë duke punuar në mënyrë aktive për zgjidhjen e këtyre problemeve, pasi duan që Messi të drejtojë sërish klubin katalanas me shiritin e kapitenit rreth krahut”, thuhet në tekstin e Mundo deportiva.

Mediat spanjolle na kujtojnë se tifozët e Barcelonës kanë brohoritur emrin e Lionel Messit gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Girona. /G.D abcnews.al/

Burimi: Alo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!