Messi për konfliktin me lojtarët holandezë: Jam i pakënaqur me sjelljen time

schedule18:20 - 30 Janar, 2023

schedule 18:20 - 30 Janar, 2023

Lionel Messi ka folur për konfliktin me lojtarët e kombëtares së Holandës pas ndeshjes së Botërorit 2022.

Pas ndeshjes çerekfinale mes kombëtareve të Argjentinës dhe Holandës (2:2, në penallti – 4:3), Messi hyri në debat me ndihmësin e Louis van Gaal, Edgar Davids. Gjatë një interviste pas ndeshjes Leo u përlesh me Wout Weghorst, duke i thënë atij, “Çfarë po shikon,? Largohu!”

“Nuk e kam menduar, thjesht ka ndodhur. E dija se çfarë po flisnin lojtarët dhe trajneri para ndeshjes. Madje disa nga lojtarët e mi më thanë: “A e patë çfarë tha ai?”.

Nuk jam i kënaqur me atë që bëra pas përfundimit të ndeshjes  i thashë [Weghorst] “Largohu nga këtu!” dhe çdo gjë tjetër. Por në momente stresi dhe tensioni, gjithçka ndodh shumë shpejt. Një person reagon në një mënyrë ose në një tjetër pa menduar për këtë. Kjo ka ndodhur. Nuk më pëlqen të lë një përshtypje të tillë për veten time, por edhe këto gjëra ndodhin”, tha sulmuesi argjentinas. /G.D abcnews.al/