Messi: Nuk doja të largohesha nga Barcleona, gjithçka ishte e vështirë

schedule08:10 - 18 Nëntor, 2022

schedule 08:10 - 18 Nëntor, 2022

Largimi i Messit nga Barcelona për në Paris ishte një lajm gazetash që bëri bujë të madhe. Ikja e tij nga klubi spanjoll i befasoi të gjithë, dhe për këtë gjë, Messi ka folur duke u shprehur për gjithçka.

“Më pëlqen Parisi, e zbulova qytetin dhe më duket i mrekullueshëm.

Gjatë vitit të parë, përjetova një ndryshim të madh. Gjithçka ndodhi shumë papritur. Nuk ishte qëllimi im të largohesha nga Barcelona, gjithçka ndodhi kaq papritur. Pas një eriudhe të gjatë, të përbërë nga momente të vështira, jam i lumtur tani në Paris.

Unë dhe familja ime po e shijojmë, por ishte e vështirë të largoheshe nga Barcelona, sigurisht. Kemi jetuar gjatë gjithë jetës sëon në të njëjtin vend, nuk kishim lëvizur kurrë dhe as nuk e dija si ishte të largoheshe. Na u desh të largoheshim nga qytetit gjatë natës.

Është e vërtetë, në Barcelonë kishim jetën tonë, miqtë tanë, ndërsa tani jetojmë në një vend tjetër, me një gjuhë tjetër, me një futboll tjetër, me tjetër klimë.

Kam vuajtur shumë për këtë, ishte e vështirë, por sot më pëlqen gjiuthçka këtu”, është shprehur Messi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!