Jorge Messi, babai dhe përfaqëësuesi i Leo Messit, lëshoi një deklaratë duke mohuar çdo marrëveshje të mundshme mes djalit të tij dhe ndonjë klubi tjetër. Babai dhe agjenti i argjentinasit këmbëngul se nuk do të merret asnjë vendim derisa të përfundojë sezoni me PSG.
“Nuk ka absolutisht asgjë me asnjë klub për vitin e ardhshëm. Vendimi nuk do të merret kurrë para se Leo të përfundojë kampionatin me PSG. Pasi të përfundojë sezoni, do të jetë koha për të analizuar dhe parë se çfarë është e mira dhe më pas për të marrë një vendim.
Ka gjithmonë thashetheme dhe shumë përdorin emrin e Leos për të marrë famë, por e vërteta është vetëm një dhe mund të sigurojmë se nuk ka asgjë me askënd. As verbale, as të firmosur dhe as dakordësi nuk do të ketë deri në fund të sezonit.më duket mungesë respekti se ka nga ata që me vetëdije dhe qëllimisht mashtrojnë pa dhënë asnjë provë të pretendimeve të tyre dhe duke dashur ta kthejnë çdo lajm në thashethem keqdashës ose q drejtohet nga dikush në favor të interesave të tyre”, thotë në deklaratën e tij babai i Messit./ h.ll/abcnews.al
??| OFFICIAL STATEMENT: Jorge Messi denies all the rumors around Messi and says Leo’s future will be decided at the end of the season. #fcblive ?? pic.twitter.com/l32SItTyeZ
— BarçaTimes (@BarcaTimes) May 9, 2023